Çim Peka ka dhënë një argument të fortë, pse SHBA duhet t’i hapë rrugë Sali Berishës.
Sipas tij, TV i Berishës është më i ndjekuri në vend, ndaj dhe atij i duhet hapur rrugë.
“Nje rekord ne mediat shqiptare. Me 8 Janar “Syri Tv” mbi 60% te audiences. Te gjitha TV-te e tjera bashke me pak se 40%. Tani per zotin Escobar besoj se eshte e qarte kush e ka shumicen jo vetem ne PD por edhe ne Shqiperi.
Hapini rruge votes e lerini ne vetmi bunkeret nese jeni per demokraci vote dhe jo “demokraci” te imponuar.
Me gjeni nje rast te vetem ku ne SHBA nje TV e vetme kap 60% te te audiences. Kurre. Dhe kjo audince ka ardhe per shkak te qendrimeve pasi protesten e transmetonin te gjithe ne kohe reale”, shkruan Peka, që më pas vijon si më poshtë:
“Kete po kerkojne demokratet zoteri, ju pse po investoheni per te kunderten me veprime? Pikerisht kete qe ju thoni po kerkojne.
Te zbatohet vendimi i kutise se anetaresise. Por qe do vinte dita qe DASH te merrej me zgjedhjet e brendshme te nje partie ne Shqiperi dhe tu thoshte anetaresise se saj se jo te gjithe ju anetare jeni te rendesishem per ne, asnje mendje politike qe jeton ne demokraci nuk e mendonte.
Tani keni filluar te perzgjidhni edhe se kush ju pelqen e kush jo brenda anetareve te PD-se. Me vjen keq por kete se kane bere as BRSS e Kina kur ishim falur tek ta nga regjimi i Enver Hoxhes. Kjo nuk eshte me demokraci.
Kjo eshte dhune dhe arrogance kunder vullnetit te demokrateve. Keto nderhyrje po i japin fund pluralizmit ne Shqiperi!”