Çim Peku, që me sondazhet dhe exit poll-et e tij e nxirrte të sigurtë fitoren e Lulzim Bashës dhe opozitës, është një nga të zhgënjyerit e mëdhenj të 25 prillit. Ai ka postuar një citim të Pjetër Arbnorit, duke thënë se farë më të keqe mbi sipërfaqen e dheut se socialistët nuk gjen
Por nuk duhet harruar se Çim Peku rrjedh nga një familje 500 karat komunistesh nga babai . Ai është nipi i ish komunistit Maxhun Peka, i cili ka qenë ambasadori i diktatorit në vendet më të rëndësishme mike të Hoxhës, si Vietnam, Kinë dhe Francë, ku lidhi miqësi me doktorin e Hysni Kapos, Sali Berisha dhe këtë miqësi e ruajtë edhe kur u rrëzua regjimi i Partisë ë Maxhunit.
Madje Berisha e shperbleu Maxhunin, duke emeruar ish komunistin, antarë i KQ-së shef të portokollit të Presidencës dhe përsëri Maxhuni i’a kthu nderin… i bëri peshqesh Çimin dhe qilimin që Presidencës i’u bë peshqesh nga princi i kurores se Arabisë Saudite. Ndaj Çimi nëse shanë socialistë ka sharë më para komunistët bab Saliun dhe xhaxha Maxhunin.
Ja kopjo e fjalës së Arbnorit e modifikuar dhe postuar nga Çim Pekut
“Provoni t’i bleni fillimisht, nëse nuk blihen, kërcënojini, nëse nuk kërcënohen, vidhini, nëse nuk vidhen atëherë i bëni të pavlefshme fletët votimit!
Ju nuk jeni socialista ju jeni specialista!
Farë më të keqe mbi sipërfaqen dheut nuk besoj s’e gjen.
Shqiptarët votuan kundra jush por ju jeni mjeshtra të vjedhjes, të vrasjes, të mashtrimit, të imoralitetit, të manipulimit, qysh prej 1944”./ Tellalli.al