Sindikata Solidariteti, ka denoncuar sëfundmi një skandal, i propozuar nga kompania e Call centerave në Tiranë, Teleperformance.
Mësohet se kompania u ka kërkuar punonjësve që të vënë kamera në ambientet e shtëpisë, nga ku ata po kryejnë punën për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Siç shprehet një pjesë e madhe e punëtorëve, atyre iu mungojnë hapësirat e veçanta për punë në shtëpitë e tyre.
Kjo bën që një pjesë e madhe e tyre pajisjet e punës t’i kenë të vendosura në ambiente të përbashkëta me anëtarë të tjerë të familjës, siç mund të jenë dhomat e gjumit, sallonët e ndenjes etj.
Denoncimi i plotë:
JO KAMERAVE NË DHOMËN E GJUMIT! JO PËRGJIMEVE NË SHTËPI!
Ditëve të fundit qindra operatorë të kompanisë Teleperformance janë përballur me një vendim skandaloz të kësaj të fundit, e cila iu kërkon atyre instalimin e kamerave në hapësirat private të shtëpisë, prej ku ata punojnë që nga fillimi i pandemisë. Pas firmosjes së kontratës ËAHA (Ëork At Home Agent), punëtorëve iu është dhënë njoftimi se kompania do iu kërkojë atyre instalimin e kamerave në hapësirat private nga ku ata do punojnë.
Siç shprehet një pjesë e madhe e punëtorëve, atyre iu mungojnë hapësirat e veçanta për punë në shtëpitë e tyre. Kjo bën që një pjesë e madhe e tyre pajisjet e punës t’i kenë të vendosura në ambiente të përbashkëta me anëtarë të tjerë të familjës, siç mund të jenë dhomat e gjumit, sallonët e ndejtjes etj.
Vendosja e kamerës në një ambient të tillë cenon jo vetëm privatësinë e punëtorit, por edhe të të gjithë familjes së tij. Një veprim i tillë është skandaloz dhe i papranueshëm.
Sipas kompanisë një gjë e tillë duhet të bëhet për të mbikëqyrur punën dhe për të siguruar ruajtjen e të dhënave të klientit.
Asnjëri nga këta argumenta nuk qëndrojnë. Së pari, mbikëqyrja e procesit të punës bëhet plotësisht dhe pa asnjë mangësi përmes sistemeve të brendshme dhe softëare-eve të posaçme. Së dyti, në emër të ruajtjes së privatësisë dhe të dhënave të klientit, po shkelet me të dyja këmbët privatësia e punëtorit dhe e familjarëve të tij. E pavarësisht kësaj, instalimi i kamerës në tavolinën e punës nuk garanton asnjëlloj sigurie të të dhënave të asnjërës palë.
Ky veprim po kundërshtohet tashmë nga pjesa më e madhe e operatorëve. Sindikata Solidariteti ka ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara me ligj dhe iu është drejtuar të gjithë institucioneve përkatës. Gjithashtu, ne i kemi kërkuar kompanisë që të fillojë diskutimet me përfaqësuesit e Sindikatës dhe ta pezullojë një proces të tillë, i cili ndër të tjera është dhe i paligjshëm.
Neni 8 i Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, si dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garantojnë të drejtën e çdo qytetari për mbrojtjen e jetës private. Udhëzimi Nr.3 i datës 05.03.2010, i cili i referohet Ligjit Nr. 9887, shprehet qartë se vendosja e kamerave në hapësira private është e ndaluar.
Për ta fituar këtë betejë, në mbrojtje të dinjitetit të punëtorëve, duhet që të bëhemi sa më shumë dhe të jemi të bashkuar. Ftojmë të gjithë punëtorët e kompanisë Teleperformance, por edhe të gjithë punëtorët e sektorit call center, që të anëtarësohen te Sindikata Solidariteti dhe bashkë me qindra e mijëra të tjerë si vetja ta fitojmë këtë betejë dhe të tjerat në vazhdim: https://register.solidariteti.al/sq/