Prokurori i posaçëm, Jack Smith, është në bisedime aktive me udhëheqjen e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve rreth mënyrës se si t’i japë fund ndjekjeve federale ndaj Donald Trump.
Kështu shkruan CNN, e cila specifikon se këto diskutime pritet të zgjasin disa ditë.
Zyrtarët e DD-së po shqyrtojnë opsionet se si të mbyllin dy çështjet penale kundër Trump – mbi përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara – ndërkohë që janë në përputhje me një memorandum të vitit 2020 nga Zyra e Këshillit Ligjor të Departamentit në lidhje me aktakuzat ose ndjekjet penale të presidentëve në detyrë.
Trump ka thënë disa herë se planifikon të shkarkojë Smithin dhe t’i japë fund çështjeve federale kundër tij.