Koronavirusi nuk ka kursyer as gazetarin dhe historianin e njohur shqiptar, Nuri Dragoin. Ndarja e tij e parakohshme nga j.eta ka shkaktuar mjaft hidhërim për miqtë dhe familjarët e tij, të cilët kanë dhënë lajmin e hidhur përmes dedikimeve prekëse në rrjetet sociale.
Një prej miqve të tij, tregon se e kishte lënë për kafe me gazetarin teksa ai i kishte shkruar, se ishte në spital dhe nuk mund të shkonte dot. Jo vetëm kaq, por ai zbulon se Dragoi kishte gati 8 vëllime të reja për të botuar.
Mesazhe nga miqtë e gazetarit:
Nje ikje dhimbshme e Nuri Dragoi. Iku u nda nga jeta pas nje jave ne spital. E kishim lene te takoheshim te henen e para dy javesh, por nuk erdhe, por nuk harrove te me dergoje mesazh: “Jam spital, sa te dal do te njoftoj te takohemi”
Por nuk e mbajte fjalen..! U shprehe i gatshem per nje redaktim. E njoh jo shume personalish, por prej vepres se tij..7 vellime per historin e Permetit dhe te 8 gati per te botuar.
Autori i librit per Kasem Trebeshinen qe tronditi realitetin e letersise shqiptare. Autori i shume veprave kombetare.
Dhe ne fund kishe gati per botim nje kendveshtrim te ri te historise se viteve 1870-1880, kryesisht nga arkiva austriake, ku me thoshe:
– E di qe do krijoj shume debat per kete liber, por te vertetes nuk duhet ti druhem.
Ikja jote me dhembi dhe tronditi shpirtin. Te qofte dheu lehet o njeri i vecant.