Kreu i qeverisë Edi Rama duke i’u drejtuar deputetëve të opozitës në Kuvend, tha se Komisioni Europian nuk ka dërguar gjë tjetër, vetëm se urime, e vlerësime, por ju nuk keni veshë të dëgjoni dhe as sy të shikoni.
“Ne kemi datën për negociatat, këta thonë jo, se qershorin e kanë problem, se në qershor i pësojnë të gjithë ato goditjet. Qershori është hija që ju ndjek dhe do ju ndjekë nga pas, dhe qershori tjetër do vijë, një rrugë e dy punë: t’ju rregullojë mirë siç e meritoni dhe të hyjmë në procedurat përfundimtare për hapjen e negociatave.”-tha Rama.
Ndërkohë që ne, opozitarët që na premtuan se nëse nuk do hapeshin negociatat, sot çdo gjë do ishte ndryshe dhe na garantuan se do bënin namin. Këtë e deklaroi “profesori” i madh Edmond Shyqyri Spaho, por me atë që pamë u bindëm se Mondi nuk kishte gënjyer, tashmë u kishin ardhur mend dhe kur Rama fliste, ato shtërngonin kokat me duar.
Në të vërtet, Rama nuk foli, por i fishkëlloi dhe rëndë, por ata përsëri nuk pipëtinë dhe ishin bërë për të ardhur keq, si të braktisur nga udhëheqësi i madh, që nuk kishte se çfarë historie digjitale të tregonte dhe nga mashtruesi i vogël, që u largua nga halli, sepse nuk kishte se kush ta mbronte.
Ja si i “pështyu” Rama në fytyrë:
“Kur Zoti kufizoi inteligjencën, është fatkeqësi që nuk kufizoi edhe budallëkun”. Duke nënkuptuar me këtë shprehje atë, opozitën.