Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe moderatorja shqiptare Almeda Bazi dhe janë një nga çiftet më të komentuara të shoëbizzit shqiptar dhe atij turk. Dyshja ka nisur pushimet në plazhet e Turqisë duke udhëtuar me një jaht luksoz, së bashku me motrën e Almedës dhe me familjarë të tjerë.
Pikërisht gjatë pushimeve çifti është pikasur nga syri i paparacëve, në një moment sherri, teksa Tolgahan shihet se ka kapur për flokësh Almedën por më vonë është thënë se ishte shaka. Këtë foto Almeda e ka publikuar në ‘Insta Sotory’ dhe shkruan:“Stop dhunës ndaj grave”.
(Foto e publikuar nga Almeda)
Ndërsa në foton ku shihet e motra duke i ndarë, Almeda shkruan: “Supermenia ime u hodh direkt të më ndihmonte”. Më pas dyshja e njohur është parë duke u argëtuar dhe luajtur me njëri-tjetrin.