Në përfundim të mbledhjes së grupeve parlamentare, Lulzim Basha është shfaqur pa Monikën në krah në deklaratën për mediet, ku paralajmëron përshkallëzim të protestave në të gjithë vendin.
Duke folur për tërheqjen e kryeministrit Rama për taksën e rrugës së Kombit, ai tha se tashmë është koha që Rama të pranojë fajin dhe lirojë 11 të brugosurit.
“Do vazhdojmë të jemi në krahun tuaj, s’kemi asnjë mision tjetër më të rendesishem. Në këtë kaudër edhe javën e ardhshme ne në bashkërendim me sipërmarrjen e vogël, me fermerët dhe në solidaritet total me kuksianët që refuzojnë padrejtësinë dhe grabitjen, do mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes qytetare dhe protestës që do të shtrihet në mbarë Shqipërinë”, tha Basha.
Basha tha se protesta e sotme i bashkoi shqiptarët në një qendresë qytetare, mosbindje kundrejt padrejtësive dhe grabitjeve.
“Dua t’i bëj një apel mediave të mos bien në grackën e edi Ramës dhe mos përdorin fjalën tërheqje. Rama ka pranuar sot fajin, sa kohë mban në burg 11 të pafajshëm nuk është tërhequr. I bashkohemi kërkesës së qytetarëve për lirimin e 11 pengjeve të fajit të Edi Ramës.
Edhe pse ka pranuar fajjin refuzon të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë. Duhet të anulojë taksën. Rama do japë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht për urdhrat me të cilat ka rrëmbyer e terrorizuar qytetarët në mes të natës nga shtëpitë e tyre”.