Avokati Spartak Ngjela ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale. Ngjela shkruan se edhe pse udhëheqësit shqiptarë shprehen se problemi është armiku, në fakt sipas tij ata janë vetë problemi.
“Në fakt problemi në Shqipëri ka qenë dhe janë vetëm kryeministrat.
Por, a do ta zgjidhin ndonjëherë shqiptarët këtë problem?!”, shkruan avokati.
Postimi i Spartak Ngjelës
Problemi nuk jemi ne, problemi është armiku – kjo është psikologjia e diktatorëve.
A e keni vënë re në Shqipëri këtë?
Sigurisht. Kampion është Enver Hoxha.
Por, ai nuk është vetëm. Shikojini dhe të tjerët kryeministra shqiptarë në 30 vjetët e fundit, pas Enver Hoxhës: edhe ata, për armikun flasin, dhe na thonë se ai është problemi.
Në fakt problemi në Shqipëri ka qenë dhe janë vetëm kryeministrat.
Por, a do ta zgjidhin ndonjëherë shqiptarët këtë problem?!