Fahri Balliu mendon se shpallja “non grata” e Sali Berishës është e pabesueshme.
Balliu mendon se Amerika duhet të nxjerrë një akuzë tjetër pasi sipas tij shpallja “non grata” për Berishën ka një defekt të madh pasi sipas tij asnjë shqiptar nuk e beson se ai është i korruptuar.
“Ja ta them unë pse nuk i jap rëndësi non gratës së Berishës. SHBA duhet t’i vendosë një akuzë tjetër sepse këtë për korrupsion nuk e beson asnjë shqiptar.
Jemi në një çast ekstremi dhe po të ndiqni zhvillimet në Amerikë ka një kuotë abuzimi dhe nuk provojnë asgjë për miqësinë me Shqipërinë. Ka dhe një defekt tjetër, non grata nuk ka ekuivalencë”, tha Balliu