lir Meta më në fund, pas shumë vitesh, ka bërë një udhëtim jashtë shtetit, përveçse në Kosovë.
Ai ka shkuar në Slloveni, ku është takuar me homologun e tij, Borut Pahor.
Ka qenë vetë Meta, që ka postuar një foto me homologun slloven, të cilën e ka shoqëruar me një status të gjatë.
Interesant është fakt se Meta, nga foto që ka postuar vetë, nuk është pritur me pritje zyrtare, siç ndodh në takimet zyrtare.
Presidenti slloven e ka takuar atë në një oborr, në pisk të vapës, ndërsa vendodhja e ambientit nuk dihet.
Kujtojmë që Meta e nis që dje në mbrëmje me tren drejt Sllovenisë.
Ai do të mbahet mend si një ndër presidentët më të padëshiruar jo vetëm nga shqiptarët, siç doli nga një sondazh i Euroneës, por dhe nga ndërkombëtarët.
Kjo pasi gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, Meta daljet jashtë shtetit i ka me pikatore, kryesisht në Kosovë apo tek arbëreshët në Itali, ndërkohë që nuk e ka ftuar asnjë vend i rëndësishëm perëndimor.