Altin Dumani para largimit nga posti i drejtuesit të SPAK ka filluar të bëjë rolin e showmenit duke na habitur me broçkullat e tij nëpër intervista televizive.
Ai deklaroi se prokurorët e posaçëm janë “zot” të çështjes së tyre, dhe si rrjedhojë puna e tyre nuk mund të diktohet, devijohet apo manipulohet nga askush.
“Nuk i komentoj deklaratat politike, por ajo që theksoj është kjo: Prokurorët e posaçëm janë të pavarur, janë zot të çështjes. Si drejtues i SPAK kam ofruar për prokurorin e çështjes, për arsye konkrete, gjithmonë mbështetjen time, solidaritetin tim, sa herë ka qenë e nevojshme ndihma ime ishte deklarat skandaloze e Dumanit
Por i çudittshëm eshte fakti se Dumani shpifjet, kërcënnimet dhe sulmet e Sali Berishës ndaj SPAK dhe GJKKO-së, ashtu si kryetari i SPAK para tij, Kraja, që deklaronte se shpallja e Berishës non grata eshte vendim politik edhe kryeprokurori në largim i SPAK i quan deklarata politike.
Kjo heshtja e strukturës ë tij na sqaroj njëherë e mirë se Berisha ka të drejtë të shhaj,fyej dhe intimidoi gjyqtaren Irena Gjokën, Dumanin dhe gjithë dumanët, që mendojnë dhe gjykojnë si Altini, gjë që tregon e sa e pavaruar eshtë kjo strukturë, që nuk i shërben drejtësisë por politikës revanshiste të drejtuesit të PD-së.
Madje SPAK trimërohet me Qeverinë duke shkelur në menyrë flagrante kodin e procedurës penale dhe friksohet dhe hesht me bandat e pandëshkuara të 21 Janarit, CEZ DIAS, Gërdecit, krime skandaloze ekonomike në qeveritë Berisha, kjo fal dhe heshtjes së strukturave hetimore të policisë kriminale, të tatimeve dhe doganave të qeverisë Rama./EKSKLUZIVE.AL






