Facebook hoqi dorë nga një eksperiment pasi dy programe me inteligjencë artificiale pasi ata filluan të bisedonin me njëri-tjetrin në një gjuhë që vetëm ata e kuptonin.
Dy robo-biseduesit filluan të krijonin një gjuhësi krejtësisht të tyren në anglishte të modifikuar që i bënte ata të kuptoheshin më thjeshtë – një gjë e tillë e shtoi misterin e shkencëtareve mbi faktin se si mundej një gjuhë e përdorur nga njerëzit të modifikohej nga inteligjenca artificiale për t’u kuptuar më mirë.
Biseda e çuditshme filloi pasi Facebook i vendosi dy robotët në një situatë negocimi me njëri-tjetrin për të shkëmbyer kapele, topa dhe libra, ku secilit objekt i kishin përcaktuar një vlerë. Por nuk vonoi shumë dhe biseda devijoi nga situata laboratorike për të kaluar në një tjetër të cilën robotët e kuptonin shumë mirë dhe njerëzit jo.
Negociatat e dy robotëve shfaqen të çuditshme, dhe për ne tingëllojnë jo të dobishme:
Alice: Topat kanë zero te mua, te mua, te mua, te mua, te mua, te mua.
Bob: Ty unë çdo gjë tjetër.
Alice: Topat kanë një top për mua, për mua, për mua, për mua, për mua.
Bon: Unë unë mund unë unë unë gjithçka tjetër.
Por këtu duket sikur ka disa regulla të foluri. Mënyra sesi robotët i përdornin emrat e tyre gjatë bisedës duket se është pjesë e negocimeve, jo një ç’rregullim i sistemit, edhe pse nga mënyra sesi lexohen duken ‘të përçarta’.
Me të vërtetë, disa negociata që u kryen në gjuhë të mistershme u përmbyllën me sukses nga dy robotët, sado që mund të duket e çuditshme. /The Independent