Shenja e shqiponjës me duar është bërë e njohur tashmë si simbol i shqiptarëve dhe këtë me sa duket e dinë edhe të huajt.
Ndaj këngëtari i njohur Daddy Yankee, i cili mbrëmjen e djeshme mbajti një koncert në Tiranë, ka përshëndetur ndjekësit e tij në Tiranë pikërisht me këtë shenjë.
Që në fillim të koncertit këngëtari u shpreh shumë i lumtur që më në fund vizitoi edhe Shqipërinë.
Ai performoi për rreth 90 minuta. Të pranishëm në koncert ishin gjithashtu reperi i njohur shqiptar Ledri Vula dhe këngëtarja Enca.
https://www.youtube.com/watch?v=sPaaJqjYim0