Shpejtësia tej normave të lejuara ka shkaktuar t.ragjedi në familjen Bibaj nga Shëngjini me banim në lagjen Ali Demi në Tiranë.
Aksidenti ku është përfshirë mjeti me të cilin udhëtonin katër pjesëtarët e kësaj familje është shënuar në rreth-rrotullimin e autostradës Tiranë- Elbasan.
Nga përplasja mësohet se Bardhok, Valentina dhe Florida Bibaj kanë humbur j.etën, ndërsa vajza tjetër Gjuljana ndodhet në reanimacion, në v.dekje klinike.
Familja kthehej nga festimi i datëlindjes së Floridës, nga një lokal në periferi të Tiranës, ndërsa fuoristrada e drejtuar nga Arlintin Alia, një mik i tyre, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Nga ekspertiza paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi 110 km/h, ndërsa 3 pjesëtarët e familjes Bibaj kanë humbur j.etën menjëherë.
22 vjetori i Floridës ka qenë t.ragjik për familjen e saj, ndërsa Arlintin Alia drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonte familja Bibaj ndodhet jashtë rrezikut në spitalin “Nënë Tereza”.
Gjithçka ka ndodhur në ora 12:15 minuta të mëngjesit të sotëm. Goditja e parë ka qenë e fortë me një pjesë betoni, i cili është shkërmoqur, ndërsa mjeti ka bërë 4 batime për të përfunduar në mes të rrugës.
Ndërhyrja për nxjerrjen e trupave ka zgjatur deri në orën 3 të mëngjesit, ndërsa është dashur dhe ndihma e shërbimit zjarrfikës.
Arlintin Alia pas ndihmës mjekësore është vënë në a.rrest nga policia ndërsa pritet që ekspertimi të nxjerrë nëse kishte konsumuar alkool apo jo.
Mjeti ka rezultuar brenda kushteve teknike dhe me sisteme frenimi të rregullta por shpejtësia mbi normat e lejuara në rreth rrotullim e ka nxjerr atë jashtë rruge. Në më pak se dy javë ky është aksidenti i dytë me pasoja në këtë aks.