Kolegji zgjedhor vendosi që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Sipas vendimit të marrë sot nga Kolegji Zgjedhor, mësohet se gjyqtarët kanë votuar në mënyrë unanime 5-0 për rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Idajet Beqirit, kryetarit të partisë së Unitetit Kombëtar, për tu çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Me vendimin që mori sot kolegji i dha fund edhe përplasjes mes Kuvendit dhe Presidentit për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve.
Me anulimin e kërkesës së Idajet Beqiri për të çregjistruar Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe për pasojë do të ketë zgjedhje në 30 qershor.
Vendimi u mor nga trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj.
“Është një vendim i formës së prerë ne të drejtë ankimimi nuk kemi më. Jemi të detyruar ta zbatojmë këtë ligj. Do të thotë që më 30 qershor ka zgjedhje.
Duke respektuar këtë vendim të Kolegjit, do t’i nënshtrohemi të gjithë rregullave për të vijuar garimin për kaq ditë sa na kanë mbetur.
Thelbi i vendimit përsakohë rrëzohet kërkesa jonë do të thotë që më 30 qershor shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje. Problemi është që drejt Unitetit shkohet me gjëra që janë ligjore, kushtetuese, që i kanë miratuar gjithë shqiptarët
Në referendum kanë votuar një kushtetutë që duhet zbatuar. Po operove me mjete jo ligjore gjithmonë je i dështuar.
Unë thash që përfaqësoj një subjekt politik, vlerësimet e ia për dekretin edhe këtu i bëra të qarta, është një dekret i pavlefshëm nga çdo lloj pikëpamje. Është luftënxitës për mua”, u shpreh Beqiri menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.