• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dalin pamjet e dhunës: Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht në Tv Klan djalin e trashëgimtarit të tokës Fatmir Shpellzaj (Foto)

March 6, 2026
in Aktualitet, Kronike

Janë publikuar pamje të rënda që tregojnë dhunën fizike të ushtruar nga protestuesit e Rrjollit ndaj djalit të trashëgimtarit Fatmir Shpellzaj, brenda ambienteve të TV Klan.

Sulmi është kryer teksa ai priste të dalë babain e tij nga studio e gazetarit Blendi Fevziu, ku kishte shkuar për të sqaruar publikisht origjinën e pronës së familjes së tij në zonën e Rrjollit, në Velipojë.

Fotografitë e publikuara tregojnë qartë mavijosje dhe plagë në disa pjesë të trupit, në krahë, shpatulla dhe këmbë, që sipas familjes janë pasojë e një sulmi fizik të organizuar nga persona që pretendojnë bashkëpronësi mbi tokën në Rrjoll, por që nuk disponojnë dokumente ligjore për këto pretendime.

Sipas reagimit të pronarit të tokës, Fatmir Shpellzaj, djali i tij u dërgua menjëherë në Spitalin Nënë Tereza e më pas u transportua me urgjencë drejt Traumës për mjekim të specializuar, për shkak të goditjeve të forta fizikie.

“Kur nuk kanë dokumente, përdorin dhunën”, ka deklaruar Shpellzaj, duke shtuar se ngjarja e fundit tregon se konflikti për pronën në Rrjoll ka dalë tashmë jashtë çdo kufiri dhe nuk është më një debat pronësie, por një çështje serioze e rendit dhe ligjit.

Sipas tij, personat që pretendojnë pronën kanë zgjedhur intimidimin dhe agresionin fizik në vend të rrugës ligjore, ndërsa familja Shpellzaj tregon se disponon dokumentacion dhe të gjithë vendimet e formës së prerë të gjykatave që vërtetojnë pronësinë.

Ngjarja ka rikthyer në qendër të debatit edhe projektin turistik që po zhvillohet në zonë, e cila është marrë përsipër nga kompania Gener 2, e cila si palë e tretë në këtë çështje ka deklaruar se njeh si palë vetëm subjektet që kanë dokumente pronësie të njohura nga gjykatat, teksa avokati Ledio Braho ka apeluar se deri më tani veç z.Shpellzaj ka siguruar gjithë dokumentacionin e njohur nga të gjitha shkallët e gjykatës.

Nga ana tjetër, trashëgimtari i tokës ka denoncuar publikisht edhe kërcënimin ndaj avokates së tij Vasilika Hysi, duke i kërkuar tërheqjen e mbrojtjes.

Në pritje të reagimit të autoriteteve, rasti po trajtohet si një incident serioz që shton presionin mbi institucionet për të hetuar dhe dënuar dhunën.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved