Jo vetëm nga debatet, sot Kuvendi është tronditur nga lëkundjet e forta të tërmetit. Ndërsa deputetët kanë qenë duke diskutuar në komisionin e Ekonomisë kanë ndjerë lëkundjet e forta që janë parë edhe vizualisht në abazhurin e varur në mes të sallës mbi kokat e deputetëve.
Kamera e News24 ka fiksuar këtë moment, ndërsa me gjithë kamuflimin, frika në sytë e deputetëve lexohet qartë. Fillimisht nuk lëvizin nga vendi por më pas ata i drejtohen daljes për t’u larguar nga ndërtesa e Kuvendit dhe komisioni ndërpreu mbledhjen.