Del video e ngjarjes së rëndë të mbrëmjes së djeshme. Bëhet fjalë për shpërthimin tek banesa e Armando Dukës.
Siç duket nga pamiet më poshtë, një person me kapuç afrohet drejt derës së Presidentit të FSHF-së, ndez tritolin dhe e vendos tek dera e Dukës. Ai ia mbath vrapit para se lënda plasëse të shpërthejë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 në shtëpinë e kreut të FSHF-së.
Nga pamjet dallohet qartë një person i maskuar që vendos tritolin dhe ngjarja ndodh në pak sekonda.
Tritoli erdhi pas një konflikti që zhvilloi Duka me kryebashiakun e Tiranës pas zbardhjes nga FSHF të disa audio-përgjimeve.
Erion Veliaj është distancuar nga ngjarja dhe ka kërkuar organeve të gjejnë menjëherë autorin e shpërthimit që tronditi Durrësin.
Ndërkohë bëhet me dije se janë shoqëruar rreth 10 persona në polici si të dyshuar për ngjarjen.