Gajtë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetë nga Covid 6 qytetare, duke e çuar në 312 numrin e viktimave.
Sipas Ministrisë së Shëndetësinse, betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor.
Gjithashtu betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana, një 77 vjeçar, një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve.