Lidhur me propozimin e deputetit Ilir Beqaj për daljen nga kriza duke ulur shpenzimet, pagat dhe pensionet, avokati Spartak Ngjela thotë se ai nuk ka njohuritë e duhura ekonomike. Ngjela për Rtv Ora:
Flisni me njeriun e gabuar. Duhen para në treg, duhet ti hedhin në mënyrë urgjente. Beqaj nuk merr fare nga kjo punë, është një copë inxhinier. Kriza vjen nga tregu jo nga varfëria e familjeve, është aspekti i tretë. Aspekti i parë është që duke pompuar para në treg nëpërmjet rrogave ose pensioneve vetëm ashtu do të dilni nga kriza. Kryeministri duhet të prekë rezervat, për këtë kohë mbahen. Po hoqëm paranë nga tregu do të jetë kriza edhe më e madhe.
Zgjidhje nuk sheh as propozimin e opozitës për të anuluar koncesionet dhe PPP miliona euroshe.
Ngjela: Mos kaloni në infantilitetin opozitar. Kështu dëmi bëhet më i madh. Koncesion do të thotë para të hedhura në treg. Nuk zgjidhet me heqjen e koncesioneve. Kryeministri duhet të prekë rezervën siç e kanë prekur të tjerat. Nuk humbet gjë shteti, rritet konsumi dhe i merr pastaj përmes taksave deri në 30-45%. Pa mbaruar epidemia nuk mund të diskutojmë se çfarë do të ndodhë. Ka dy rreziqe të mëdha, rreziku i epidemisë dhe rreziku i krizës ekonomike. Edhe nëse ke pasur sukses në eleminimin e epidemisë, po të ra ekonomia asnjëri nuk ta konsideron sukses.