Nga Rigels Seliman
Pavarësisht debateve që ka shkatuar paketa anti-“KÇK” nga qeveria në formën e aktit normativ, mendoj se ka ardhur koha që në Shqipëri të marrë fund pandëshkueshmëria. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë dy fenomene që janë kthyer në shqetësim për shoqërinë dhe shtetin shqiptar, kështu që kjo luftë duhet të jetë frontale dhe padallime.
Kjo nismë e mazhorancës ka marrë bekimin e aleatëve tonë strategjik SHBA-BE dhe mendoj se do të jete e suksesshme, ku shteti dhe darët e ligjit do triumfojnë mbi të korruptuarit dhe organizatat kriminale që për 3 dekada livadhisin në Shqipërinë e bukur dhe të bekuar nga zoti.
1-Boll më që persona që rrinë gjithë ditën pa punë e pa okupime shesin pordhë me makina luksoze, pa dhënë llogari diku se nga i kanë gjetur lekët!
2-Boll më me biznemen, politikanë që kanë biznese, fabrika, supermarket, restorante dhe lokale që nuk iu hyn njeri në derë dhe që shtiren sikur pasurinë e kanë me djerësë, duke pastruar në dritën e diellit paratë e pista të ardhura nga aktivitete krinlminale.
Kështu që, për të mirën tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, “Operacioni Forca e Ligjit” që ngre siparin sot, duhet mbështetur. Suksese paketës anti-KÇK.