Media ka siguruar një foto ekskluzive nga darka e sotme (15 dhjetor) që kryeministri Edi Rama, ministrat dhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri zhvillojnë në një restorant në Elbasan.
Foto nga darka e kryeministrit Rama, ministrave dhe ambasadoreve të akredituar në Shqipëri
Siç duket edhe në foto, në festë shihet zv/kryeministri Arben Ahmetaj, por edhe ambasadori i Britanisë së Madhe.
Kujtojmë që në këtë darkë ndodhet i gjithë trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, përfshirë edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Darkës nuk mund t’i mungonte as muzika live, ku për të gjithë të pranishmit performon këngëtarja e njohur Vikena Kemenica.