Sali Berisha dhe familja e tij janë të fundit të cilëve u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky ishte lajmi i bujshëm që ka ndezur reagime politike të menjëhershme. Por pas reagimit të deputetit Taulant Balla, i cili përshëndeti vendimin e DASH, kryeministri Rama ka befasuar me postimin e tij.
Rama nuk është interesuar të komentojë çështjen që e ka paralajmëruar që dy vite më parë në Kuvend.
SHBA-ja e fut në LISTË TË ZEZË, shihni çfarë po ndodh në këto momente me Sali Berishën (FOTO)
Ai ka shkruar për çiftin e qyqes me çafkë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.
“Shqipëria, falë edhe Moratoriumeve të Pyjeve e të Gjuetisë, si edhe qasjes së re tërësore ndaj mjedisit, po ripërtërihet
Tanimë ajo konsiderohet një qendër e preferuar e Shpendëve të Rrallë dhe për herë të parë kërkuesit kanë hasur çiftin e qyqes me çafkë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ku ka lëshuar vezë, duke shtuar familjen e larmishme të shpendëve në këtë vend të bekuar”, shkruan Rama.