Dash Shehi ka komentuar ngjarjen e kreut të PD-së në Gramsh Elmaz Haruni i cili shfaqet duke ofenduar dhe kërcenuar efektivët e policisë.
Kreu i LZHK-së thotë se kjo është një ngjarje e ekzagjëruar pasi sipas tij numri një i demokratëve të Gramshit e kishte tepëruar me pijen.
I ftuar në “KafeIn”, Shehi i ka sugjeruar Harunit që herën tjetër të pijë ndonjë pije më të lehtë të cilën e mban.
Ndër të tjera, në emision u diskutua edhe fakti se në këtë temperaturë nuk mund të konsumosh alkol të tepëruar pa pasur diçka për ta shoqëruar.
Deputeti e mbyll komentin e tij, duke apeluar që kësaj çështje mos i jepet shumë rëndësi duke e parë si diçka normale.
“Mua më duket si një ngjarje e ekzagjeruar në media, sikur çka ndodhur.
Një njeri që ka pirë në Gramsh dhe është zënë me policët.
E thërrisnin me emër njeri-tjetrin.
PD e ka marrë me shumë seriozitet çështjen e Harunit.
Ai bën mirë të pijë një pije tjetër ose ta mbajë atë që pi”.- tha Dashamir Shehi. (TemA)