Nga Italia, për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti demokrat Dashnor Sula thotë se KQZ duhet ta heqë këtë kufizim në mënyrë që të votojnë sa më shumë emigrantë të jetë e mundur.
“Do kemi bllok propozimesh për të bërë të mundur të votojnë të gjithë bashkatdhetarët. Fëmijët e bashkatdhetarëve që kanë lindur në Itali, por janë regjistruar në regjistrin e gjendjes civile shqiptare, por s’janë të pajisur me kartë apo pasaportë shqiptare
Në dokumentet që deklarohet shtetësi shqiptare, pavarësisht se ka dokument italian, apo gjerman, me atë dokument në banka bën transferime parash apo shet pronë. Do të thotë që ka vlerë të saktë, kurse KQZ e ka përjashtuar një mundësi të tillë që të regjistrohen me pasaportë të vendeve të be. Kjo pasaportë ka vlerën e saj në çdo vend që kalon në BE.
Duhet që KQZ të heqë këtë kufizim dhe të regjistrohen ata bashkatdhetarë që nuk kanë pasaportë apo kartë shqiptare, por që rezultojnë të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri. Shumica janë me dokumente të skaduar”, tha Sula.
Por gazetari Anri Bala e ka hedhur poshtë idenë e Dashit duke i kujtur se votohet vetëm me dokumenta të cilat janë të kontrollueshme nga KQZ, e KQZ nuk mund të identifikojë nëse janë false ose jo dokumentet europiane.
“Kujtoj kohën kur nisën mosbindjet civile, me bllokim rrugësh, rrahje policësh, zjarr tek stacioni i autobusëve. Këta vazhdojnë akoma. Thirrja nga PD e fundit ishte për mos edhe në ambasadat shqiptare jashtë vendit. Për mua të votojnë të gjithë, ju aty ishit me PS i hodhët pretendimet tuaja, ata hodhën të tyret, ratë dakord dhe tani jemi në këtë pikë.
Kërkesa në gjykimin tim që të votohet me dokumentin e huaj, këtu nuk është se jemi në doganë që KQZ ka sistemin TIMS dhe mund ta verifikojë. Si mund ta identifikojë KQZ dokumentin e një shteti europian, a janë false apo jo. Vetëm TIMS e bën këtë, i bie të votojnë nëpër dogana pastaj”, tha Bala.