Për aleatin e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, tani nuk ka më asnjë pikëpyetje që selia blu është e Sali Berishës. Por, duke analizuar zgjedhjet e 6 marsit, ai thotë që Berisha në krye të PD-së nuk mund të sjell fitoren.
Për ta bërë sa më të kuptueshme triumfin e Berishës brenda PD-së kreu i LZHKsë kthehet shekuj pas në kohë e ku kujton heroin kombëtar Skënderbeun. Sipas tij, fitorja e Berishës përball Bashës është njësoj sikur fitorja e Skënderbeut kundër Hamzait. Por, populli shqiptar nuk e donte Skënderbeun kur mundi Hamzain, por kur mundte turqit.
Duke e sjellë në situatën konkrete, Shehi thotë se Berisha duhet të mund PS-në por harron se duhet të mundi Amerikën. Për ta bërë këtë, kryetari i LZHK-së propozon që të krijohet një bosht i gjerë opozitar që t’i mbledhë të gjitha forcat politike, të cilat kanë objektiv të përbashkët largimin e Ramës.
Boshti të drejtohet nga e Sali Berisha dhe Partia Demokratike që edhe ajo do konsiderohet non grata si udhëheqësi por Dashi ësht♪7 në ëndërrat antiRama. Ndërkohë, dorëheqjen e Bashës, Shehi e cilëson si gjestin më të mirë, por që duhet ta kishte bërë më herët në mënyrë që edhe plagët të ishin më të pakta.
Z. Shehi, kemi një tentativë për ribashkim të PD, si e gjykoni ju dorëheqjen e Bashës dhe nisjen e këtij procesi?
Unë gjykoj që ka bërë punën më të mirë që duhet ta kishte bërë 6 muaj përpara. T’i lemë ato periudhat para zgjedhjeve, por para 6 muaj z. Basha duhet të ishte larguar që të mos lejonte këtë turbullirë që ka ndodhur dhe që është i vështirë ribashkimi. Por, më mirë vonë se kurrë.
Është një gjest për t’u lavdëruar. Shpresoj të jetë i sinqertë deri në fund. Unë mendoj se nuk ka rrugë mbrapsht z. Basha. Duhet ta kuptoj edhe në sensin e pragmatizmit personal që kjo është rruga më e mirë që i ruan pak fytyrën. Mendoj që ka bërë mirë. Sigurisht që nuk ka pse i nënshtrohet shkelmave të palës tjetër. Kjo është një histori politike që nuk duhet të përsëritet.
Nëse PDja vazhdon ta përsërisë këtë punë brenda vetes, atëherë tregon se nuk ka mësuar asgjë nga demokracia. Votat e fundit janë vota që tregojnë se jemi shumë të dobët përpara PS-së. Fitorja e Berishës është një fitore e pjerrët. Berisha nuk mundi Ramën, por Bashën.
Është njësoj siç thoshim për Skënderbeun. Po e them si batutë këtë: Skënderbeu mundi Hamzain. Ne e duam Skënderbeun dhe e respektojmë kur mund turqit. Për të mundur Hamzain s’do ndonjë trimëri kjo punë. Edhe fitorja e Berishës është fitore me shumë të plagosur e shumë të vrarë brenda frontit opozitar. Megjithatë, kjo PD që mbetet sado e vogël është e Berishës. Është e kotë të themi që do të jetë e këtij e do të bëhet më demokratike e do bëhet më e madhe. Kjo është PD-ja e Berishës. Është një grup më homogjen përtej kryetarit të vjetër. Rrethanat kanë treguar se ky person ka votat më të mëdha.
A janë këto vota të mjaftueshme për të mundur Partinë Socialiste, e cila po gëzon mandatin e tretë?
Unë gjykoj që kjo nuk është rruga për të mundur PSnë. Rruga që kam propozuar unë është kjo. Të bëjmë një hark të madh opozitar. Nga e majta progresiste, me intelektual që se duan Edi Ramën, gjithë këta nëpunës e biznesmenë e deri tek e djathta konservatore që mbyllet me Ballin, Legalitetin, LZHK-në etj. Unë po i vendos një emër konservator, po e bëj më europiane. Në mes të qëndrojë Partia Demokratike. Pastaj PD-ja është e Berishës, është veç e veç, e Bashës dhe Berishës. Kjo pak rëndësi ka, por e mira do jetë që të jenë bashkë që të prodhojë maksimumin e votave. Kjo është për mua zgjidhje. Me këtë lloj formule mund të shkojmë deri te zgjedhjet administrative 2023. Të shikojmë edhe rezultatin, ta provojmë.
Ju jeni aleat tradicional i së djathtës shqiptare. Do ishte problem për ju nëse do bashkëpunonit me z. Berisha?
Absolutisht! Ne kemi bashkëpunuar edhe gjatë këtyre viteve. Nuk është ky problem. Unë do bashkëpunoj me cilindo që zgjidhet në krye të PD-së. Por unë dua të bashkëpunoj me njerëz që kanë një të ardhme përpara. Të gjithë problemin po e përmbledh. Berisha ka shumë pak gjëra përpara dhe ka shumë halle mbrapa. PD-së i duhet të gjejë një shtet që të shikojë sa më afatgjatë përpara. Kjo është problematika.
.