Disa nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar ndodhen në Komo të Italisë për të festuar kurorëzimin e dashurisë së Ledion Liços dhe Sara Hoxhës. Ceremonia është munduar të jetë sa më private nga ana e çiftit, por pavarësisht kësaj u zbuluan dy nga fustanet e nusërisë së Sarës.
Luana Vjollca është një nga të ftuarit që nuk ka mundur të mos postojë një foto me paraqitjen e saj këtë mbrëmje. Moderatorja shqiptare mban të veshur një fustan bust tyli ngjyrë të kuqe, dizajni i të cilit vjen më i fryrë në pjesën e poshtme.
Ajo postoi një video me kunatin Getoar Selimi, i cili është i veshur “chic” me kostum të zi. Ndërsa Marina Vjollca nuk duket gjëkundi deri më tani.