Legjenda e Hollyëood, Robert De Niro, ka konfirmuar pjesëmarrjen në një film që do të xhirohet pjesërisht në Kosovë, me temë të bazuar në ngjarjet e luftës dhe Masakrën e Reçakut, një prej masakrave më mizore të Luftës së Kosovës
“Ky film është një mënyrë për të treguar historinë tonë dhimbjen dhe forcën e njerëzve të mi”, ka deklaruar producenti Fitim Krasniqi për filmin që pritet të ketë dhe pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të DeNiros
Aktori i njohur amerikan pritet të luajë në një projekt që synon ta sjellë historinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare të kinemasë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili ka treguar se filmi është frymëzuar nga jeta e babait të tij dhe nga ngjarjet e vërteta të Masakrës së Reçakut.
Sipas Krasniqit, Robert De Niro do të portretizojë rolin e babait të tij, ndërsa në kast pritet të përfshihen edhe aktorë të njohur ndërkombëtarë të cilët nuk janë kursyer aspak kur bëhet fjalë për një projekt të këtij përmasava që merr përsipër të shtjellojë një luftë si ajo në Kosovë.
Xhirimet pritet të zhvillohen pjesërisht në Kosovë dhe të nisin gjatë vitit 2026. Ky projekt ka ngjallur reagime të shumta pozitive, pasi për herë të parë një figurë e këtij niveli nga Hollyëood do të përfshihet në një film që lidhet drejtpërdrejt me historinë e Kosovës.
Nëse realizohet sipas planit, filmi pritet të shërbejë si një urë e re kulturore mes Kosovës dhe botës, duke sjellë në vëmendje historinë, emocionet dhe qëndrueshmërinë e popullit tone, një popull që ka hequr mjaft. A.K./TemA






