Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi i ka kujtuar Nard Ndokës se i ka shkuar në zyrën dhe i ka kërkuar që të bëhet kryetar i Partisë Demokristiane.
Kujtim Gjuzi: Nard po ta kujtoj në Tiranë 7888 vota Kujtim Gjuzi në krye të demokristianëve, 3 anëtarë të këshillit bashkiak. A janë votat time këto? Sa ke anëtarë të këshillit bashkia sot ti? Zero i ke ti
Nard Ndoka: Ke qenë me Partinë Demokristiane
Kujtim Gjuzi: Kam qenë dhe e kam për nder që kam qene pranë teje dhe në zyrat e mija ke thënë dua të bëhem kryetar dhe të kam thënë të takon me shumë se cdokush tjetër.
Nard Ndoka: Ku ke pas zyra ti.
Kujtim Gjuzi: E di ti, në katë të dytë kur ke ardhur. Pastaj ke kopjuar portretin e Gjergj Kastriotit për të bërë Lidhjen e Lezhës.
Gjuzi pastaj është përfshirë në debat me gazetarin Bledian Koka.
Kujtim Gjuzi: Opozita jashtë parlamentare ka dy ditë që rri me krimin e Damian Gjiknurit që ka thënë vetë, që ka vjedhur.
Bledian Koka: Ndërkohë opozita parlamentare, pjesë e të cilës jeni ju ka disa muaj që jenë partnerë dhe bashkëvotues me zotin Gjiknuri.
Kujtim Gjuzi: Edi Rama ka ndaluar dosjen e aferës në Londër. Pse nuk është dhënë llogari për 4 të vrarët në Bulevard, pse është vonuar reforma në drejtësi. Opozita e vërtetë me cadrën e lirisë detyroi Ramën…
Bledian Koka: Ki durimin ta mbaroj mendimin tim
Kujtim Gjuzi: Nuk ka shans të dashurohet me Edi Ramën, që për 6 vite e gjysmë ka larguar nga Shqipëria 330 mijë qytetarë
Bledian Koka: Dashnoret e Edi Ramës janë ata që i shkuan dhe ju futën në prehër pasi opozita e vërtetë doli në rrugë. Janë ata që janë në parlament sot. Ju jeni dashnoret e Edi Ramës.
Kujtim Gjuzi:Dashnore e Edi Ramës është Lulzim Basha që ka ulur sot me krimin e organizuar njerëz dhe ka detyruar vajzën e Azem Hajdarit me të.