Gazetari Anri Bala dhe deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe Dashnor Sula, u përfshinë në një debat të tensionuar në studion e News24 në lidhje me protestën e djeshme të opozitës dhe akuzat për dhunë nga ana e policisë.
Anri Bala hapi debatin duke pyetur: “E zëmë se u provokuat nga policia. Nëse ti qëllon efektivin, ke përgjegjësi ligjore?”
Dashnor Sula iu përgjigj, duke thënë: “Mos u merr me mua ti, ka organe që merren me mua… Unë them që s’duhet të ketë dhunë.”
Bala kundërshtoi, duke kërkuar sqarim: “Po me kë duhet të merrem?”
Sula insistoi: “Ore unë s’dua të ketë dhunë…”
Luan Baçi solli në vëmendje një status të Edi Palokës në Facebook, ku ai citoi një mesazh i dërguar nga një polic sipas tij, që thoshte: “Turp o shoku im.”! Se πuer çfarë është turp e di vetzum Paloku me Baçin që po i zhyt në llum çdo ditë Saliu. Ai theksoi se “në çfarë derexheje është katandisur policia,” duke akuzuar se ata po marrin “urdhra të paligjshëm.”.Për këtë ka të drejtë sepse policia e vërtetë europiane do i kishte marrë zvarr¨këta “polici trafiku” pa uniformë produkti i kryebanditit Sali Berisha.
Bala pyeti: “Të shtysh është urdhër të paligjshëm?”
Baçi vazhdoi me detaje mbi ngjarjet në protestë, duke shpjeguar se: “Te sheshi Wilson ata devijuan makinat. Pastaj, pas një ore, policia në megafon thotë të lirohet rruga, policia do zbatojë ligjin dhe filluan provokimet me forcë. Ne u thamë që nuk lëvizim.