Situata në Partinë Demokratike nuk është aspak e keqe, pas humbjes së 25 prillit.
Kongresi i fundit duket se ka përçarë edhe më tej partinë, pasi gjithkush është përpjekur ta heqë nga vetja fajin për humbjen.
Gazeta TemA ka siguruar një debat të ashpër që është zhvilluar në Durrës mes Ferdinand Xhaferrajt dhe nënkryetarit të PD-së, Artan Golemi.
Ai e akuzon Xhaferrajn, se është shkaktar për humbjen e PD-së. Dhe jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe më 97 dhe 2003, kur u largua nga PD, për të krijuar një parti të re me Genc Pollon.
Pjesë nga debati
Golemi: Fredin për tre gjëra do ta mbajnë demokratët durrsakë, 1997, 2003, 2021.
E bëre PD-në e Durrësit si deshe vetë.. Unë të propozoj ta bësh model për gjithë Shqipërinë.
Xhaferraj: Pershendetje. Tani po e shoh se kam qene ne komisionin e votimeve per qarkun e Elbasanit. patjeter qe do te mblidhemi dhe te jeni te qarte te gjithe se me firmen time jane propozuar te gjithe (pa asnje perjashtim) kr e grupseksioneve.
Golemi: Fred i dashur sinqerisht nuk doja te komentoja ketu ne grup, Por ti si gjithmon ta fyen inteligjencen.
Suksese…..
Xhaferraj: Po Gole ne fakt jane pese here por ne 1997 jam zgjedh deputet kur ishin shume pak qe u zgjidhen, ne 2005 jam zgjedhur perseri dhe po keshtu edhe ne … 2021
Dhe historia vazhdon…
Golemi: Sa per info per ata qe se dine, kur ka kandiduar ne vitin 2003 kandidati PD Avni Hoxha, Ferdi jone ishte perballe Avniut dhe perkrah Lefterit dhe mori 1250 vota….
Po Ferdi ka nje gje te mire qellimet e veta i ka realizuar gjithmone duke perdor te ashtu quajturen “kryesia e vogel”
Se harrova, po ne 2013 Ferdi perse na ike nga fushata kur ste vuri ne liste Berisha?