• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Debati për imunitetin e zv.kryeministres, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime qesharake

February 25, 2026
in Aktualitet, Debat

Pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, Partia Socialiste pritet të vendosë një qëndrim unanim të grupit parlamentar.

Edhe në emisionin “Trialog” në RTSH, diskutimi u fokusua pikërisht mbi këtë çështje, ku avokati Gentjan Romano deklaroi se nuk ka prova të reja në dosje. Sipas tij, provat e SPAK janë prova ekzistuese në dosje që para se zv.kryeministrja të merrej në cilësinë e të pandehurës dhe se në mbledhjen e Këshillit të Mandateve nuk janë paraqitur prova të reja.

“Prova të reja nuk ka, provat SPAK i ka pasur që para se të merrej në cilësinë e të pandehurës Balluku. Provat që janë vlerësuar nga ana e SPAK për të paraqitur kërkesën para gjykatës për caktimin e masës së pezullimit dhe prova të reja përtej atyre nuk ka. Të gjitha provat që pretendoheshin si të reja nga ana e prokurorisë kanë qenë aty, thjesht prokuroria nuk kishte arritur që të krijonte formimin e provës për ta paraqitur, por kjo nuk të justifikon me faktin se është provë e re.

Provë e re është ajo që del pas dhe ajo që ti e ke pasur dhe nuk ke pasur mundësinë për ta zbërthyer në cilësinë e provës. Nëse prokuroria e ka ngritur kërkesën e saj se ka prova të reja, kjo nuk vlen pasi nuk ka prova të reja. Mbi bazën e këtyre provave SPAK i ka bërë kërkesë gjykatës dhe është caktuar masa e pezullimit”, tha avokati.

Ai shtoi se pretendimet për intimidim të dëshmitarëve apo manipulim të provave janë vetëm në nivel teorik dhe thashethemesh dhe nuk mbështeten në fakte konkrete.

“Që të rëndojë pozicionin, prokuroria përdor formulën e qartë që po intimidohen dëshmitarët, po helmohen provat. Nuk ka prova për këtë fakt, janë vetëm në nivel teorik. Intimidimi i dëshmitarëve duhet të bëhet jo nga komunikimi mes dy dëshmitarëve, por nga veprimi që bën subjekti mbi dëshmitarët. E gjithë çështja po ngrihet mbi thashetheme. Çështja penale nuk ngrihet mbi bazë të fjalëve në telefon, por mbi bazën e dokumentacionit në dosje, ka shkelje apo jo. Përgjimet dhe komunikimet janë indicie që të çojnë në prova, por nëse procedurat e prokurimit janë të rregullta, nuk merren për bazë komunikimet”, tha ai.

Next Post

Maskaradë e dejtësisë: “Kreu i PD paradite në gjykatë, pasdite djeg vendin”! Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur

Studimi: Macet nuk varen emocionalisht nga pronarët si qentë

Rrugët e reja duhen ndërtuar nga korporata ndërkombëtare dhe jo firmat e paafta shqiptare që i merr SPAK në mbrojtje ...pse humbën tenderin "e lirë"

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved