Dëbora ka zbardhur majën e Gjallicës. Temperaturat në Kukës kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit duke sjellë edhe reshjet e para të dëborës në lartësitë 1900 metra mbi nivelin e detit.
Sipas meteorologëve temperaturat e ulëta në Kukës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe dëbora pritet të zbresë pas pak ditësh në zonat e ulëta.
Por nuk duhet parë vetëm ana negative, pasi reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë një përmirësim të lehtë të situatës hidrike në kaskadën e Drinit.