Nga Anil Frashëri
Na coptove zemren moj Peça, si ike keshtu pa na thënë as lamtumirë?! Ku ikën kaq e re, kaq e bukur dhe si aktore brilante?! Pse na coptove zemren kur kthehem prapa në ato kohe kur ishim bashkë në një shkollë të mesme, në një kurs në Akademi të Arteve?! Ti që atëherë etiketoheshe si vajza “rebele” ngaqë s’duroje dogmat dhe hipokrizinë e kohës! Ti që më sytë e tu me një të vështruar rrukullisnje steriotipet e dogmatizuara të heroinave të kohës nëpër filma dhe teater?!
Sa sa herë më kujtohen ato kohë të rinisë tonë kur shkonim për krahu në Akademi dhe njerëzit deri petagogët na etiketonin me lloj lloj gjërash. Më kujtohen aksionet, zboret ushtarake që qëndronim bashkë dhe ndanim problemet tona si motra me vëllanë! Pse moj Peça ike keshtu dhe na le një dhimbje kaq të madhe?! Ku do ta dëgjoj më thirjen tende kur më therisnje “ooo Niliii..”!
Apo po më pret të takohemi përsëri atje lart në qiell dhe të çmallemi në përjetësi bashke! Do takohemi sybukura Peçi po deri atehere të uroj përjetësi dhe të ndrihte shpirti jot i bukur dhe vallzo tani pa frikë me engjëjt e tu! Të perqafoj me mall dhe lot. Niliii yt!