Nga Romeo Kara
Po degjoj ekspertet se, kur erdhi virusi dhe kur do iki dhe kur do rikthehet.
Duke pare qe i meshojne avazit se, virusi ka ardhur në shkurt, qe aty me zbehet respekti për keta eksperte.
Qe virusi ka ardhur qe në dhjetor dhe dicka me heret, ajo nuk diskutohet.
Une vete dhe familja ime e kaluam me të gjitha pasojat në dhjetor, perballjen me kete virus, kur doktoret cuditeshin pse nuk ka binte temperatura dhe perse nuk na bente per rreth 10 dite efekt asnje medicament.
Duke qene se e mohuan me force pranine e virusit në fillimet e tij, tani ekspertet e politikes vazhdojne dhe mbrojne mohimin e tyre.
Akoma e kemi shume të veshtire të flasim ate qe mendojme dhe realitetin.
Po nuk u sperdrodhem, nuk na del fjala.
E dime qe kapacitetet spitalore ishin të pakta në fillim, dhe disa masa duheshin, por asnje virus nuk duhet të na beje të pataksemi, të ulemi në gjunje dhe të heqim dore nga lirite themelore, pa të cilat nuk ka kuptim jeta.
Politika, si bije e denje e kurves qe eshte, gjithmone perpiqet të perdore cdo gje në favor të saj, prandaj derdellitjet e saj,duhen marre me shume rezerve, sigurisht duke ju zbritur marzhin e larte të mashtrimit qe kane perhere brenda tyre.
Frika duhet të kaloje, masat e nevojshme të zbatohen dhe njekohesisht ti kthehemi jetes se perditshme, larg estrades kineze se kesaj periudhe, kur qeveria na tregon se kush do lajë, kush do thajë dhe kush do rruaj.