Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Arena nga Dritan Hila”, në Ora News, është pyetur nëse ka frikë për veten dhe presidentin Meta, nga Reforma në Drejtësi. Kryemadhi është shprehur se bashkëshorti i saj, nuk ka bërë asgjë për të pasur frikë.
“Mos kini merak për Metën. Kur ai ka qenë ministër i Jashtëm, nuk ka pasur të drejtë firme. Ish kryeministri Berisha ka nxjerrë një ligj në 2005, ku të drejtën e firmës e kishin Sekretarët e Përgjithshëm. Edhe sot ministrat nuk shkojnë brenda, por Sekretarët e Përgjithshëm. Në burg shkojnë ministrat e Ramës, para 2005”, tha Kryemadhi.