Detaje të reja kanë dalë nga dosja e lobimit rus për PD-në në SHBA. Mësohet se prokuroria ka sekuestruar një video të një emisioni ku kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për pagesat.
Kjo video tashmë është sekuestruar dhe pritet të përdoret në gjyq si provë, pasi Basha jep një shpjegim me disa variante të ndryshme mbi mënyrën e pagesës.
Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie duhen të merren të pandehur për financimin e dyshimtë rus të përdorur për lobimin në SHBA.