• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Deklarata zyrtare e SPAK konfirmon: Operacioni i Call Center u dekonspirua! Cili prej prokurorëve të SPAK apo drejtuesëve të BKH vunë “tellallin” dhe alarmuan grupin kriminal?

January 18, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Operacioni i bujshëm i dy ditëve më parë në kryeqytet ku në dy prej kullave më luksoze të qendrës, u godit një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes me call centera, është I mbushur me “tym” dhe mister.

Redaksia e priza.al ishte e para që raportoi për përfshirjen e personazheve të rëndësishëm politikë në këtë skemë megavjedhjeje, e gjithashtu raportuam të parët faktin që ky operacion ka dyshime të forta se është dekonspiruar.

‘Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve‘, thuhet ndër të tjera në njoftimim e SPAK shpërndarë për mediat.

Pra sipas deklaratës së vetë institucionit thuhet se ka indicie të qarta se “bandidët” janë njoftuar paraprakisht. SPAK pretendon që “alarmin” për aksionin e kanë dhënë “ushtarët” e “banditëve” të cilët sipas SPAK bënin roje poshtë godinës.

E duke qënë se hetuesit e BKH kishin pikasur “roje” jashtë godine si dhe kanë patur indicie se keto roje po njoftonin pronarët për një ndërhyrje të mundshme, shtrohet pyetja se përse nuk ndërhynë në kohë organet tona ligjzbatuese pra SPAK dhe BKH?

Kur u kuptua prezanca e “rojeve” dhe tendenca për të njoftuar shefat dhe për të zhdukur provat përse nuk u neutralizuan në moment?

Me urdhër të kujt u shty operacioni sa për t’i dhënë kohë personave që të zhduknin provat?

Midis Prokurorëve të SPAK që ndoqën rastin pra Vladimir Mara dhe Ened Nakuçi si dhe drejtuesit të BKH Joni Keta, cili është personi që ka vënë “kujën” aq sa brenda natës dy zyra u “shkulën” nga vendi?

Dhe kjo pyetje kërkon mesiguri një përgjigje bindëse dhe të arsyeshme. Dhe kjo jo për të kënaqur pyetjet apo pikëpyetjet e medias, por për të sqaruar një publik të tërë, të cilët besuan se organet e reja të drejtësisë ngjallin shpresë dhe nuk janë të kalbura si “organet” e drejësisë së vjetër.

Cilët janë vellezërit që akuzohen zyrtarisht si organizatorë?

Tre vëllezër, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, kamufluar me kompaninë “Infinite”, janë në fokus të operacionit të madh të SPAK-ut dhe BKH-së, koordinuar me autoritetet italiane, zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Tiranë, duke çuar në arrestimin e 12 personave, por jo të kokave të mashtrimit të qytetarëve Evropianë me call centera. Mbetet për t’u parë nëse tre bosët e call centerave kanë lidhje me 29-vjeçarin, David Prendi, pronar dhe administrator i kompanisë së call centerave Infinite me zyra qëndrore tek kulla Alban Toëer Tirana.

Kontrollet janë kryer nga agjentët e BKH-së, në zbatim të një vendimi nga GJKKO, ndërsa në sitë kanë kaluar mbi 30 ambiente, një prej tës” cilëve në një prej kullave në qendër të Tiranës, ku mendohet se ishin një nga zyrat e call centerit. Nga kontrollet, të paktën 12 persona janë arrestuar deri pasditen e së shtunës.

Operacioni u “shit” dhe besimi i publikut ndaj SPAK është “goditur” rëndë. Të mësuar që çdo gjë në këtë vend e ka një çmim, qoftë liria apo edhe vetë jeta, SPAK krijoi perceptimin publik që është një institucion që nuk “njeh” individë apo “shifra” por njeh vetëm ligjin dhe Kushtetutën.

Ky besim jo vetëm në rastin e fundit të këtij operacioni që i nxorri zbuluar si “shitësa” përpara partnerëve italianë, por edhe në disa episode të tjera, ka nisur të lëkundet.

Do të ishte në nderin e SPAK dhe të çdo organi ligjzbatues dhe “llogari kërkues” që kjo çështje të zbardhej plotësisht. Kush e dekonspiroi operacionin dhe me “urdhër” të kujt u lejua grupi kriminal që të zbrazte zyrat?

Vladimir Mara-Ened Nakuçi apo Joni Keta i BKH? Këtë le ta zgjidhë drejtësia. Por nuk dimë më se cila prej drejtësive. Të vjetrën e “hodhëm” në plehra ndersa e reja duket se mban era “pusetë”. /Priza.al

Next Post

75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026

Në Vlorë vlonjatët shijojnë bukuritë, pastrimin e plazhit e bëjnë të huajt! Ja mesazhi që japin qytetarët e huaj që kanë zgjedhur të jetojnë në qytet

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved