Fati i zgjedhjeve vendore do të vendoset ditën e hënë nga pesë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që do të gjykojnë vlefshmërinë e aktit të Presidentit Ilir Meta.
Dilema nëse zgjedhjet do të mbahen ose jo në 30 qershor, do të marrë fund ditën e hënë, kur trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor e përbërë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj do të marrë vendimin mbi dekretin e Metës.