Dy vjet pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit dhe pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2015 dhe parlamentare 2017 pritshmëria publike mbetet më e madhe sesa rezultatet e deritanishme. Instituti i Studimeve Politike sapo ka mbyllur në Tiranë një studim mbi dekriminalizimin e institucioneve, ku flitet me shqetësim për zvarritje dhe rezultate të pakëta në zbatimin e këtij procesi.
Nga studimi del se gjatë tre viteve të fundit janë larguar nga postet e larta shtetërore vetëm tre persona, ndërsa dhjetra të tjerë kanë arritur ti shmangen penaliteteve të këtij ligji duke vazhduar të qetë karrieren nga një institucion te tjetri.
Statistika
Gjatë vitit 2016-2017 janë raportuar vetëm në median më shumë se 200 raste të individëve me rekorde kriminale në të kaluarën dhe që janë penalizuar me shkarkim ose kanë përfituar. Bilanci paraprak është se pas miratimit të ligjit dhe dorëzimit të formularit të dekriminalizimit, kemi pasur 9 deputetë të hetim (6 deputetë të larguar), 18 kandidatë për deputetë nën hetim, 6 gjyqtarë të dorëhequr, 110 zyrtarë të larguar, 3 kryebashkikë nën hetim.
Po ka raste shkarkimesh ka edhe në bashkitë e tjera, në total 28 bashki, ku Lushnja, Lezha e Tropoja kanë të njëjtën shifër (4), Dibra, Elbasani, Malsia e Madhe, Mati Përmeti e Kavaja kanë gjithashtu të njëjtën shifër (3), pesë bashki përfshirë Gjirokastër e Kamëz kanë nga dy persona të shkarkuar/larguar, dhe me nga një emër janë gjashtë bashki të vogla të periferisë Thelbi i ligjit ishte largimi i personave me CV kriminale nga vendimmarrja politike, por tabela tregon se numri i ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive Deputetët Tahiri dhe Selami është minimal, raporton faktor.al
Drejtuesi i këtij Instituti Afrim Krasniqi thotë se për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit mungon vullneti politik i partive dhe institucioneve shqipëtare dhe duket se ligji u bë vetëm për të kënaqur pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare. Pasi janë larguar nga parlamenti ata janë emëruar më poshtë nëpër ministri, prefektura, bashki dhe inspektoriate pa u shkëputur për asnjë ditë nga angazhimet partiake. Zoti Krasniqi thotë se në mënyrën më paradoksale zyrtarë të ndryshëm janë larguar nga parlamenti prej dekriminalizimit, por kanë vazhduar karriera politike dhe administrative akoma më të suksesshme.
Nxitimi me ligjin
Studimi vëren se nga nxitimi në përgatitjen e ligjit, rrjeta ka lënë shumë hapësira nga po shpëtojnë shumë prej zyrtarëve të inkriminuar. Aty përdoret si shembull mospërfshirja e rekordeve të policisë zviceriane ku kanë lënë vepra e të dhëna kriminale shumë shqipëtarë.
Dekriminalizimi mbetet për një kohë të gjatë një tmë e nxehtë debati mes partive politike të cilat shpesh vënë në dyshim akuzat e ndërsjellta për inkriminime te politikanëve të njohur midis tyre. Zoti Krasniqi thotë se për fat të keq ky ligj po përdoret si gjueti shtrigash dhe mjet presioni ndaj politikanëve të ndryshëm dhe thjesht po i njollos ata pa I dënuar.
KQZ
Komisioni qendror i zgjedhjeve është përfshirë herë pas here në debate të apshpëra kur ka shqyrtuar kërkesa të prokurorisë për ndërprerje mandati deputetësh me të dhëna kriminale. Edhe pse këto të dhëna kanë ardhur nga polici të ndryshme evropiane deputetët i kanë vënë në dyshim dhe i kanë hedhur poshtë dhe anëtarët e kqz kanë replikuar pro dh kundra sipas humoreve politike dhe aleancavve partiake të momentit.
Studiuesit mendojë se ligji për dekriminalizimin është i dyti që po rrëshqet drejt dështimit pas ligjit të mëparshëm mbi pastërtinë e figurave të përzjera me diktaturën komuniste. Sipas tyre, si të inkriminuarit e diktaturës ashtu dhe te inkriminuarit e korrupsionit të sotëm po i shpëtojnë njëlloj masave parandaluese dhe po arrijnë të depërtojnë pa pengesa në nivelet më të larta të administratës shtetërore dhe të partive politike/faktor.al