• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Del Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje, ankimet në gjykata nuk do të pezullojnë prishjet apo konfiskimet

October 8, 2025
in Aktualitet

Akti normativ për ndëshkimin e ndërtimeve pa leje i njoftuar më herët nga kreu i qeverisë është publikuar në Fletoren Zyrtare. Në Aktin me ndryshime në ‘Për planifikimin e territorit’, është shtuar edhe neni 49/1 i cili ndalon fuqinë pezulluese përmes ankimeve administrative apo gjyqësore të vendimeve që marrin institucionet shtetërore për shembje apo konfiskim për ndërtimet pa leje.

Pra, një vendim i marrë KKTU-ja për konfiskim objekti apo nga institucione të tjera për prishje nuk do të mund të pezullohet më për shkaqe ankime në gjykatë.

“1. Administrativisht, kundër akteve të lëshuara nga autoritetet e zhvillimit të territorit paraqitet ankim sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurave Administrative. Ankimi administrativ nuk pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit.

2. Ankimi gjyqësor mund të ushtrohet brenda 30 ditëve nga shterimi i ankimit administrativ dhe nuk pezullon ekzekutimin e vendimeve të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit.”, thuhet në nenin 49/1.

Vetë kryeministri Edi Rama më 3 tetor 2025 në konferencë për mediat i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, deklaroi se kjo masë do të bëhej pjesë e ligjit “sepse ka pasur shumë spekulime dhe abuzime” nga gjyqësori. Ndërsa në ligjin aktual të planifikimit të territorit, nuk ka asnjë parashikim të tillë ligjor.

Po kështu në akt normativ është vendosur ngritja e “Regjistrit Kombëtar Elektronik të Lejeve të Zhvillimit/Ndërtimit”, ku regjistrohen të gjitha lejet e zhvillimit e të ndërtimit, që lëshohen nga autoritetet e zhvillimit të territorit.

Pjesë e ndryshimeve janë edhe ngritja e ‘Listës së Zezë’ me biznese dhe individë që shkelin detyrimet ligjore në fushën e ndërtimit.

“Lista e zezë” është regjistri i të gjithë zhvilluesve, shoqëri ose individë, që shkelin parashikimet ligjore të zhvillimit të territorit, kontrollit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit, të cilët përjashtohen nga e drejta për të përfituar leje, sipas përcaktimeve të këtij ligji, për një periudhë 5-vjeçare”, thuhet në aktin normativ.

Ndryshimi tjetër i përcaktuar në vendim ka të bëjë me zbatimin e punimeve kur merret leja e ndërtimit. Nëse një ndërtues/individë nuk nis punimet brenda vitit leja do shfuqizohet.

“Në rast se punimet nuk kanë filluar brenda 1 viti nga data e miratimit të lejes së ndërtimit, atëherë leja konsiderohet e pavlefshme”, thuhet në akt.

Kurse në ligjin aktual parashikohej vetëm që afati për fillimin e punimeve nuk mund të ishte më i gjatë se 1 vit nga data e miratimit të lejes së ndërtimit.

Sa i takon masave të tjera ndëshkuese, është caktuar që kur një punonjës shteti përfshihet në ndërtimin e punimeve pa leje, ai largohet menjëherë nga puna dhe ndalohet të punojë në institucione publike për një periudhë 7-vjeçare.

“Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kryerja e punimeve pa leje nga punonjësi i shtetit, me kohë të plotë ose të pjesshme, i cili rezulton drejtpërdrejt i lidhur me punimet pa leje, konsiderohet shkelje shumë e rëndë, sipas legjislacionit në fuqi për rregullimin e marrëdhënies së punësimit, dhe sjell si pasojë largimin nga puna. Në këtë rast punonjësi ndalohet të punojë në institucione publike për një periudhë 7-vjeçare nga momenti i njoftimit të masës”, vijon akti.

Ndërsa në nenin 14 të aktit normativ që shton një nen të ri tek ligji i planifikimit të territorit është parashikuar se kur bëhet konfiskimi për interes publik apo strehim social.

NENI 40/1

1. Tek të gjitha objektet, në të cilat konstatohen punime pa leje apo në tejkalim të lejes mbi masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, dhe për shkak të qëndrueshmërisë së objektit është e pamundur prishja e tij, konfiskohen për interes publik apo strehim social punimet e kryera pa leje për qëllime fitimi, ose një sipërfaqe ekuivalente me to, brenda objektit, e cila të jetë hapësirë e shfrytëzueshme.

2. Tek të gjitha objektet, në të cilat konstatohen punime pa leje apo në tejkalim të lejes për qëllime fitimi, mbi masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, konfiskohet, për 5 interes publik apo strehim social, i gjithë objekti apo vendoset prishja e plotë e tij nga organet përgjegjëse.

3. Konfiskimi kryhet me propozim të IKMT-së dhe me miratim të KKTU-së.

4. Rregullat, procedurat dhe mënyrat përkatëse për prishjen apo konfiskimin për interes publik apo strehim social miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Përveç gjobave për ndërtimet pa leje, për mos deklarim të punimeve apo për tejkalim të lejes ndërtimore, një tjetër faturë që do paguajnë ata që shkelin ligjin janë shpenzimet kur ndërtimet shemben.

“Shpenzimet e prishjes dhe të pastrimit të inerteve mbulohen nga subjekti zhvillues sipas faturës së prishjes e të pastrimit të inerteve nga organet shtetërore. Fatura e lëshuar sipas parashikimeve të kësaj pike përbën titull ekzekutiv dhe në rast mospagimi vullnetar ekzekutohet me bllokimin e llogarive bankare të subjektit zhvillues”, theksohet në aktin normativ.

Next Post

Hapësirat publike, Rama: Bashkëpunim me gjeniun e super blloqeve të Barcelonës S'ka më zaptime vetëm për të pirë ekspres!

Kryebashkiaku i Nju Jork Eric Adams në Shqipëri: Nga bashkëpunimi me Ramën isha zotuar të vija për të parë mundësitë në biznes dhe turizëm

KLGJ përgjegjës për sigurinë në gjykata! Intrigantët e saj i'a faturuan policisë fajin e tyre: Ja VKM e 2020-ë që i çjerr maskën kësaj "mballome" drejtësie

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved