Fatmir Mediu ka marrë pjesë në një konferencë për dinamitin në Berlin, por në Tiranë e ka shitur sikur ka vizituar Bundestagun. Qe nga Gerdeci, mesa duket Mediu e ka te veshtire t’i ndahet lendes plasese, dinamitit.
I kontaktuar nga gazeta TemA një nga deputetët gjermanë, të cilit Mediu i perdori emrin, u shpreh se “në takimin e Dynamit Nobel Defence ku mora pjesë, mu prezantua edhe ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Nuk kishim një takim së bashku”.
Vetë Mediu thotë se:
“I bëra me dije Bundestagut se opozita ka filluar punën mbi këto kushte duke ndërtuar një grup që po punon për reformën zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Deputetët e Bundestagut gjerman garantuan mbështetje për Shqipërinë, si dhe këmbëngulin për përmbushjen me seriozitet nga Qeveria dhe politika, të kushteve të vendosura si interes i Shqipërisë dhe shqiptarëve”.