Del në skenë Dora Bakojanis, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë e cila në vitin 2009 firmosi marrëveshjen famëkeqe detare me Lulzim Bashën kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm.
Bakojanis, i ka kërkuar interpelancë ministrit grek Nikos Kotzias duke e akuzuar se po negocion në fshehtësi me Shqipërinë për çështjen detare.
“Qeveria greke është gati të anulojë marrëveshjen e 2009-ës, një marrëveshje ku ishte përcaktuar qartë e saktë kufiri detar. Një marrëveshje e re shkakton precedentë të rrezikshëm. Po përmbushni kërkesat e shqiptarëve. Greqia po negocion fshehurazi me Shqipërinë. Cilat pika po rishikohen?”, ka pyetur deputetja e cila me ç’duket është “frikësuar” nga negociatat e reja të ministrit grek me Ditmir Bushatin./dita