Pasi delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi, Alexander Lukashenko i ka kërkuar Kievit të pranojë ofertën e Rusisë për bisedime.
Lukashenko i bëri thirrje Kievit të dielën që të ulet dhe të zhvillojë bisedime me Rusinë, në mënyrë që Ukraina të mos humbasë shtetësinë e saj.
Rusia tha më herët se delegacioni i saj ishte gati të takohej me homologët ukrainas në qytetin bjellorus të Gomel.
Kievi refuzoi duke deklaruar se Bjellorusia ishte bashkëpunëtoret në pushtimin rus dhe nuk mund të konsiderohet ndërmjetës neutral.