Altin Dumani në një takim me dyer të mbyllura me gazetarët i është përgjigjur gjithashtu dhe pyetjeve lidhur me vendimin e ri të Gjykatës Kushtetuese referuar sekuestrimit të celularëve pa vërtetim gjykate.
Ky vendim i ri u ndërmor pas rastit të Onejda Ymerit, e cila ankimoi në GJK kërkesën për rikthimin e telefonit të saj të sekuestruar nga SPAK një vit më parë si pjesë e hetimeve për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
“Nuk komentojmë, jemi të detyruar ti zbatojmë”, u përgjigj shkurtimisht Dumani, kur jo vetëm që duhet ta zbatoi, sepse është askushi dhe nuk ka prapanicë të shkeli vendimin e gjykatës kushtetuese, por duhet të kërkoi ndjesë për masakrë që ai me shokë kanë bërë, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke u marrë telefonin nga duart apo xhepi qytetarëve, sikur të ishin prona e tyre.
Në fakt shumë të dëmtuar duhet të bëjnë kallzim penal për shkeljen e të drejtave dhe të privatsisë së tyre dhe autorët e SPAK duhet të japin llogari para drejtësisë.
Nuk mund të kalohet në heshtje kjo farsë kundër të Drejtave të Njeriut dhe shantazh i hapur ndaj çdo qytetari, sepse vetëm kështu “dumanët” do shërohen nga deliri i madhështisë që i ka kapur.