Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e ‘Bild’ nxorën zbuluar kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet e tij me k.rimin për të v.jedhur zgjedhjet. Basha tha se dy kushtet e opozitës janë largimi i Edi Ramës dhe përballja me drejtësinë e të gjithë atyre që rezultojnë të përfshirë në përgjimet e publikuara nga ‘Bild’. Sipas Bashës, fundi i Edi Ramës është pranë.
“Nga kriza ku jemi dilet përmes drejtësisë dhe n.dëshkimit të k.rimit. Zgjidhja do të vijë nga b.urgu i politikanëve të ink.riminuar dhe k.orruptuar. Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramën është braktisja e tij, braktisni shërbëtorët e tij publikë, braktisni mediat e tij, braktisni oligarkët e tij. Refuzoni Edi Ramën, refuzoni biznesmenët e tij g.rabitqarë, refuzoni mediat e tij dhe shërbëtorët e tij publikë”, tha Basha.