Turi i Lulzim Bashës në qarkun e Lezhës, ku mezi kishte mbledhur njerëz dhe nga rrethet Mirditë e Kurbin, është pritur me shumë indiferentizëm.
Demokratët e kësaj treve, ndonëse kanë shënuar rezultat fitues më 25 prill, kanë qënë të bindur se nuk do të lejohen diskutime, mbajtje përgjegjësie për humbjen, por do të aplikohej strategjia e gjithëhershme që të flasë kryetari, të akuzohet kundërshtari dhe të mos mbahet përgjegjësi.
Por një demokrat nga Mirdita, në rrjetin social ka publikuar një mesazh domethenës ku i ka renditur të gjitha përgjegjësitë Bashës, që për fajin e lidershipit kanë mbetur demokratët 12 vite në opozitë. Madje ka sulmuar dhe kreun e listës së deputetëve në qark Mark Markun, se aplikoi strategjinë e mbylljes së diskutimeve.
Demokrati Doda thotë se përgjegjësia është PD që i lëshoi gjithë institucionet Ramës, përmes vendimeve të gabuara dhe njëherësh nuk mban asnjë përgjegjësi.
“Lezha më një idiferentizem të paparë !
Mbyllet takimi nga drejtuesi politik Mark Marku, më nje stategji për të mos patur diskutime. kritika analiza!?
Kjo strategji u ndjek edhe pak vite më parë në mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale për t”ju mbyllur gojen kritikëve qe nuk janë të paktë !?
Askush nuk e përmendë gafen historike të faljes se pushtetit lokal !?
Askush nuk fol për faljen e reformes territorjale !
Askush nuk foli për neshkimin që na faturojë kualicioni më LSI!
Askush nuk foli për dorzimin e mandateve , që nuk finalizuam asgjë përveçse ndryshime kushtetuese dhe kodit zgjedhor!?
Zoti mark !
Kot nuk shpërndave edhe do fletë nderi !? mos harro Mirdita ime se i latë demokratet 12 vite në opozitë !?
Nuk arrita më kuptue se cili ishtë mesazhi !?
Apo për ti mbajtur demokratet t më rrena e mashtrime!?
Edhe, na vodhen !?
Edhe si njohim.!?
Edhe do hymë në parlëment !?
Shpesh herë përdoret postulati biblik: për fajin tonë!?
Për më të madhin fajin tonë !?
Shkaku nuk justifikon qellimin !
Nuk e meritojnë demokrat 12 vite në opozitë.!? .
Koha ka ardhë për të marrë përgjegjesi çdo njeri prej nesh!? Demokracia eshtë më e kanosur se kurrë.!? kritikat nuk e demtojnë demokracinë!”, shkruan demokrati në rrjetin social.