Fahri Balliu e cilësoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV miliarderin Xhorxh Soros si figurë kriminale të shoqërisë njerëzore, madje më shumë se Hitleri dhe tha se atë që i ka bërë ai shoqërisë shqiptare, nuk do t’ia bënte sikur të ngjallej Enver Hoxha.
“Nuk e kam njohur asnjëherë, kam qenë që në orët e para kundër tij sepse kontakti i parë, me punët e tij ka qenë një episod. Ne nuk e ezaurojmë dot sot sepse ai është figurë kriminale e shoqërisë njerëzore, që rivalizon me Hitlerin, Musolinin, madje Hitlerit ia fut gishtin në disa pikëpamje, sepse Hitleri ka ardhur me vota në pushtet. Atë që i ka bërë ai shoqërisë shqiptare, nuk do t’ia bënte sikur të ngjallej Enver Hoxha.
Ka patur regjistrime te fondacionit të tij në Hungari, por në mesin e viteve ‘80 kur nuk bëhej pa lejen e rusëve.
Zyrën e dytë e ka hapur në Beograd, pastaj e ka hapur në Rusi sepse paraqiste një program, si fondacion i kulturës, arsimit, mbështetjes, një fryme me cene, të artit dhe kulturës, gjithë këto vende po shkonin drejt një hapje. Sa hyri në Shqipëri dha shenjën e parë se kush ishte, sigurisht ishte e papërfytyrueshme se ku do të dilte, jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Amerikën.
Një personalitet i madh i Kulturës, ishte zv.dekan, Aurel Plasari, dhe i vjen një djalkë me një vëth në vesh, i thonë do të japë mësim këtu. Ky i thotë dakord, por më jep dokumentat, si quhesh nga vjen, diplomën. Tha jam filani, po diplomën nuk e kishte. Ky e refuzon. Ky ikën dhe qahet andej, e thërret rektori Aurelin, vete puna deri te Berisha, që nuk pranohet një njeri pa diplomë, doli edhe konferencë shtypi, përkthente Pirro Misha dhe ai sulmonte zv.dekanin.
Ky ishte sinjali i parë. Duhet të ketë qenë nga viti ‘95-‘96.
Iku kjo histori. Ky njeri u regjistrua si fondacion, duke futur në vendimin e gjykatës, që do të merret me shkollat. Ky filloi të bënte një gjë që ishte ekstremisht e rrezikshme, kriteri i marrjes së personave pranë fondacionit, ose të sponsorizuar prej tij, në një masë të madhe, kishte kritere, të kishin lidhje me familjet e ish-sistemit, të ishte ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe e treta, që ky i donte pak me vëth njerëzit. Ky kishte një prirje drejt përkrahjes dhe dhënies së frymëzimit të individëve që vinin nga shije jo serioze seksuale.
Kjo çështje dhe kjo dukuri bëri që gjithë fondacioni dhe puna e tij të marrë një shije të majtë dhe të krijonte një opozicion me forcën e djathtë, duke goditur pluralizmin.
Karl Poper është shtrembëruar nga Soros, e transformoi duke marrë minoritetet njerëzore dhe i shndërroi”-tha Balliu.