Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të tjera në lidhje me dënimin e Saimir Tahiti me 3 vite e 4 muaj burg.
Qyno tha se vendimi për Tahirin u mor në dy orët e fundit para se të shpallej, ndërkohë sipas tij gjatë kësaj kohe pati telefona nga subjekte politike, që sipas tij kanë ndikuar te trupa gjykuese.
“Vendimi u mor në dy orët e fundit. Ishte një periudhë shumë e ngjeshur, pati telefonata nga subjekte politike, por edhe nga subjektet të tjera, të cilat dashur apo dashur kanë ndikuar tek anëtarët e trupit gjykues.
Dihej që do jepej një dënim, por lufta ishte për sa i përket lënies në fuqi vendimin e plotë të shkallës së parë.”- tha ai, në një lidhje të drejtëpërdrejt për Ora News.